Basha: Rama dështoi me punësimin, ne do ti rikthejmë Shqipërisë punën!

Kryetari i PD Lulzim Basha vazhdon të akuzojë kryeministrin Edi Rama për dështime gjatë dy mandateve qeversisëse që ka drejtuar Shqipërinë. Të martën ai ka sjellë ne Facebook një video-postim ku kujton premtimet e pambajtura të zotit Rama në punësimin e shqiptarëve. “Rama premtoi punësim për shqiptarët por sot numri i të larguarve nga Shqipëria është më i larti në Europë. Ne do të kthejmë shpresën për shqiptarët, ne do ta ndryshojmë Shqipërinë” shkruan zoti Basha. Ai ka kujtuar premtin e bujshëm të zotit Rama për 300 mijë vende pune, por që sipas tij ka dështuar. “Që prej vitit 2014 qindra mijë shqiptarë kanë emigruar në vendet e BE” shkruan zoti Basha. “Nëse nuk e ndalim sot Shqipëria do plaket gjithnjë e më shumë” bën thirrje kreu i opozitës Basha. “Ne do ti rikthejmë Shqipërisë punën” premton ai.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




