Basha: Rama u shoqërua me bandat! Rama: Lulzim, je bërë manekin. Bëhu pak burrë!

Për incidentin reagoi edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili tha, se kreu i qeverisë Ei Rama u shoqërua nga bandat në Elbasan dhe se ai nuk do mundet që, përmes dhunës, të ndalë Elbasanin dhe Shqipërinë drejt ndryshimit më 25 prill. “Pas takimit u vonova pak sepse më thanë se kishte pasur një incident. Unë do të vazhdoj me axhendën time dhe nuk do të ndaloj sepse Shqipëria ka ndaluar boll për 8 vite. Kështu që më ndiqni. Me qetësi. Nuk mund të na ndalë dhe nuk do të na ndalë më dhuna. Është ditë feste, ditë shprese, kur dielli do të shndërrisë. 14 marsi është e luleve, është Dita e Verës, dita e shpresës. Pranvera e mposht dimrin. Kështu të bëhemi të gjithë bashkë për ndryshimin që duan qytetarët. Thirrja ime është kundër dhunës, kundër provokimeve nga dhuna. Nuk ka shans që Edi Rama dhe bandat e tij ta mbajnë peng Elbasanin. Ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Verës.” tha lideri demokrat.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministri Edi Ramës i cili në mënyre ironike i kërkon liderit të PD që të bëhet burrë pasi sipas tij është kthyer në një manekin qesharak i pengmarrësve si Likja e Saliu apo dhe kryemadhi. “Lulzim je bërë një manekin qesharak i pengmarrësve të tu dhe pasi shkon në festën e popullit të Elbasanit me flamuj partie e me një turmë ulëritësash, flet përçart për banda e për kriminelë! Ndahu nga Likja e Saliu, këpute zinxhirin e Monikës, se lider s’je dot po bëhu pak burrë” – shprehet zoti Rama.
Ndërkohë Uniformat blu shoqëruan disa prej simpatizantëve, të cilët u përfshinë në konfliktin verbal e fizik.
Elbasani këtë të diel u dynd nga mijëra persona, ndonëse në kohë pandemie, duke sjellë grumbullime masive në rrugët kryesore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




