Basha: Reforma territorial e dështuar, u bë vetëm për të marrë pushtetin

Politikë | 5 vite më parë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në fjalën e tij në tryezën për reformën territorial, u shpreh se dështimi i kësaj reformë ishte e paralajmëruar. Zoti Basha tha se duhet  një liri e plotë fiskale e pushtetit vendor, që taksat e mbledhura të jenë në dispozicion të qytetarëve.  

“Nuk do jenë në fokus vetë konsultimet në tryeza, por edhe me qytetarët. PD është prijësja e këtij procesi, të një reforme të re territorial, që do të jetë një proces kombëtar, jo partizan. Ajo që pamë nga anketa e kryer, del se ne nuk jemi duke studiuar pasojat e një aksidenti që na ndodhi, por për fat të keq është rasti i një dështimi të paralajmëruar. Duhet një liri e plotë fiskale e pushtetit vendor për të mbledhur këto taksa dhe të vihen në dispozicion të qytetarëve. Nëse i qëndrojmë centralizmit të taksave, atëherë të ndahet në mënyrë të tillë që përgjegjësit që ia delegoni pushtetit vendor, ti delegohen bashkë me kompetencat dhe fondet. Qeveria thotë se kjo është përgjegjësi e pushtetit vendor, por nuk i jep asnjë kompetencë”, tha Basha.

Kreu i PD tha se reforma aktuale territoriale u bë për të marrë pushtetin, si dhe për të vjedhur taksat e qytetarëve. Ai tha se rilindja territoriale është nevojë emergjente.

“U konceptua për të marrë pushtet. Ky është zinxhiri i së keqes, zhbërja e pushtetit vendor, i uzurpuar nga pushtetin qendror, për të vjedhur taksat e qytetarëve. Rindarja territoriale e Shqipërisë është një nevojë urgjente. E duan shqiptarët nga jugu në veri. Korrupsioni po shkatërron qytetarët dhe vendin. Nuk ka rrugë tjetër, vetëm ta zhbëjmë atë nga pushteti. Në prej tyre është decentralizimi real. Tu jepet pushteti që i takon vetëqeverisjes vendore për t’u shërbyet qytetarëve. Nuk jemi për kthim në sistemin e mëparshëm. Ishte tepër i fragmetuar. Por nuk pranojmë edhe një sistem të dështuar që vetëm ka larguar shërbimin nga qytetaret, vetëm që qeveria vendore  të vjedhë 430 mln euro për shërbime që nuk kryen. I detyruan bashkitë që paratë që iu kishin dhënë si grante t’ua merrte mafia e inceneratorëve”, tha Basha.

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme