Basha : Reforma Zgjedhore, teatër me regji të Ramës!

Politikë | 3 vite më parë

Duke komnetuar zhvillimet e fundit lidhur me Reformën Zgjedhore Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore fiizikisht ka dështuar me skenar të kryeministrit Edi Rama.  “Teatri me regji të Edi Ramës pamundësoi pjesëmarrjen fizike në komision. Komisioni u zhvillua online dhe ka miratuar kalendarin për zhvillimin e punimeve. Thirrja ime ndaj çdokujt që nuk e ka me hile është të lërë alibitë dhe të bëhet pjesë e punës së komisionit” tha zoti Basha.

Lidhur me çështjen e listave të hapura, Basha tha ” Kush merr më shumë vota ai bëhet deputet. Nëse ka kryetarë partish që nuk u pëlqen kjo, unë nuk jam njëri prej tyre! Ndaj nuk duhet të humbasim kohë me qaravitje dhe pelivanllëqe për të fshehur interesit personale!”  tha kreu i PD .

/ rtsh.al /

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme