Basha takim me të zgjedhurit e PD në këshillat bashkiakë: Kemi energjinë e nevojshme për një opozitë të vërtetë

Politikë | 3 vite më parë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me të zgjedhurit e PD në këshillat bashkiakë tha se Partia Demokratike nuk ishte e përfaqësuar siç duhej në zgjedhjet e 14 majit dhe se tani ka ardhur koha për tu fokusuar tek mënyrat e bashkëpunimit.

“Në zgjedhjet e 14 majit, si rezultat i atyre shkaqeve që i dinë gjithë qytetarët, PD ishte larg rezultatit dhe përfaqësimit tradicional në Këshillat Bashkiakë në 61 bashkitë e vendit. Por pavarësisht luftës nga të gjitha drejtimet të atyre që duan të ruajnë këtë gjendje, nuk ia dolën ta pengojnë përfaqësimin e PD në çdo këshill bashkiak”, tha Basha.

Basha la si porosi se mbi 120 personat që do të jetë në këshilla, do të kenë mision mbrojtjen e atyre që i votuan.

 “Asgjë që nuk është e mirë për qytetarët tanë, nuk mund të jetë e mirë për PD-në. Ata që ulen për herë të parë si përfaqësues të votuesve, atëherë në këtë sallë gjendet jo vetëm opozitarizëm i vërtetë, por më shumë.Mbi 120 zëra, nëse kumbojnë për interesat e qytetarëve që ju kanë votuar, nuk janë pak, por janë shumë”, tha kreu i PD.

Basha u shpreh optimist se ka energjinë e nevojshme për të bërë opozitën e vërtetë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme