“Bashkë Fitojmë” denoncon 127 emërime nepotike në bashkinë e Tiranës. Shkolla në Kamëz u ndërtua me paratë e Deripaskës

Politikë | 4 vite më parë

Zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë Tiranë, Silvi Bardhi akuzoi sot bashkinë e Tiranës për nepotizëm.

“Gjatë një vëzhgimi të pjesshëm të nëpunësve, tek 270 emra, rezultojnë 127 emërime nepotike. Drejtuesit më të rëndësishëm të Bashkisë kanë futur familjarët dhe të afërmit në pozicione të rehatshme, me rroga të mira” deklaroi Bardhi në një prononcim për median.

 Bardhi bëri publike listën e njerëzve nga e njëjta familje të cilat sic tha ajo taksave të qytetarëve i kushtojnë 1 milionë euro në vit.

“Drejtuesit më të rëndësishëm të bashkisë kanë future familjarët dhe të afërmit në pozicione të rehatshme dhe rroga të mira” tha Bardhi.

Sipas saj qindra punonjës që mbahen me taksat tona, kujdesen që Erjon Veliaj të dalë mirë në publik, të pëlqehet, t’i bëhet shpërndarje në rrjetet sociale.

“ Janë qindra punonjës të Bashkisë që paguhen me taksat tona, thjesht për t’i shërbyer Erion Veliajt, profilit të tij personal, interesave politike që ai ka” tha ajo.

Balliu: Shkolla “Hillary Clinton” u ndërtua me paratë e Deripaskës

Ndërkohë Klevis Balliu denoncoi se shkolla “Hillary Clinton” në Bashkinë Kamëz, që drejtohet nga Rakip Suli ka kushtuar 7.08 milion euro (përfshirë TVSH) dhe është ndertuar nga kompanitë në zotërim të Deripaskës (JOINT VENTURE, STRABAG & TREMA ENGINEERING 2 SHPK).

Ai i bëri thirrje SPAK të nisë menjëherë hetimin.

“Ndërtimi i shkollës ishte pjesë e procesit të rindërtimit dhe u sigurua nga banka Gjermane KFW. Prokurimin e ka bërë Fondi Shqiptar i Zhvillimit në Korrik 2022. Po ti kushtoni vëmendje datës, pasi Deripaska është sanksionuar nga SHBA si i dyshuar për përfshirje në vrasje dhe pastrim parash të Putinit.

Këtu, si në raste të tjera të panumërta, kemi të bëjmë me abuzim fondesh, pasi mesatarje për ndërtimin e një shkolle në BE është 700 mijë Euro. Shpenzimi prej 7.08 milion Euro për shkollën “Hillary Clinton” është 10 fishi i vlerës reale.

Qartësisht, në këtë rast nuk bëhet fjalë për ndërtimin e një shkolle, por për pagesat e Edi Ramës për Charles McGonigal., SPAK etj, të nisin menjëherë hetimin për të gjetur se ku kanë shkuar dhe si janë abuzuar paratë e aleatëve të Shqipërisë, të cilët japin fonde për shqiptarët dhe jo për agjentët e dyfishtë, dhe as për aferat korruptive të Ramës me duçka.” 

/rtsh.al/ 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme