“Bashkë Fitojmë”, Këlliçi e 60 kandidatët për kryetar bashkie dhe këshilltarë regjistrohen në KQZ me vulën e PL

Politikë | 4 vite më parë

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i Ilir Metës dhe Sali Berishës, ka depozituar mesnatën e së hënës listat për këshilltarë bashkiakë për zgjedhjet vendore të 14 majit. 

Sipas listës Berisha ka marrë shumicën e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë, i ndjekur më pas nga Meta me 240 kandidatë, PBDNJ-ja me 20 kandidatë dhe Partia Demokristiane me 6 kandidatë.

Kërkesa për regjistrimin e kandidatit për kryetar të bashkisë së Tiranës dhe lista me emrat e 62 kandidatëve për këshillin bashkiak mban firmën e Endrit Braimllari.  

Kandidatura e Këlliçit doli nga kandidatët e Primareve por “Rithemelimi” mbeti jashtë zgjedhjeve pasi ankimimet e Berishës u rrëzuan në KAS dhe Kolegj Zgjedhor dhe vendosën që PD me kryetar në detyrë Enkelejd Alibeaj të ishte subjekt zgjedhor për zgjedhjet e 14 majit.

Do të garojë përballë Erion Veliajt dhe Roland Bejkos, – kandidat i PD-së – përmes koalicionit të Berishës dhe Metës.

Lista për Tiranën udhëhiqet nga mjeku Ilir Alimehmeti, ish-kandidati i Rithemelimit që mori pjesë në procesin e primareve për bashkinë e Tiranës. Ndërkohë në vendin e dytë është vendosur Silvia Caka nga Partia e Lirisë. Po nga Partia e Lirisë, është bërë pjesë e listave edhe sekretari i Përgjithshëm, Tedi Blushi, Floida Kërpaçi, Elona Guri e Ana Azizaj.

Pjesë e listës është bërë edhe avokati Genc Gjokutaj, apo gazetarja Beti Njuma.

Nga të djathtët janë edhe emrat që kandiduan në primare për Tiranën si aktori Julian Deda dhe Adriana Kalaja.

Ndërkohë, në KQZ dhe KZAZ-të përkatëse janë depozituar edhe emrat për të gjitha bashkitë.

Listat për këshilltarët bashkiakë në Elbasanit  kryesohet nga Blendi Himci, Durrësi kryesohet nga Ardian Muka, i cili ishte pjesë e garës së Primareve. Në Berat lista kryesohet nga Petrit Sinaj në Korçë Devis Osmani, Lushnje Klement Çela në Shkodër i pari i listës është Florjan Bjanku. Vihet re se në vend të dytë është ish deputetja Izmira Ulqinaku.  

Lista e plotë e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Këshillin Bashkiak të Tiranës:

  1. Ilir Alihmehmeti 
  2. Silva Caka
  3. Endrit Braimllari 
  4. Beti Njuma
  5. Arben Tafaj
  6. Florida Kërpaçi
  7. Tedi Blushi
  8. Ilda Dhuri
  9. Dorjan Teliti
  10. Ana Azizaj
  11. Artan Distafa
  12. Albana Kepi
  13. Jonathan Pano
  14. Eriona Bixha
  15. Genci Gjokutaj
  16. Keda Kaceli
  17. Fajton Bathorja
  18. Brunilda Paskali
  19. Blerdi Liçaj
  20. Endire Bushati
  21. Julian Deda
  22. Elona Dhima
  23. Luçian Qafoku 
  24. Adriana Kalaja
  25. Bledar Marku
  26. Elona Guri
  27. Ardian Elezi
  28. Festime Serjani
  29. Gentian Kaprata
  30. Nasilda Shyti
  31. Artur Alstafa 
  32. Ajshe Isha
  33. Artan Llanaj
  34. Esmeralda Demiraj
  35. Besmir Hoxha
  36. Rudina Kero
  37. Redhon Zefi
  38. Valdete Dashi
  39. Besford Dorezi
  40. Enkeleda Fejzo
  41. Emiljano Kapllani
  42. Brunilda Haxhiu
  43. Xhoel Nonaj 
  44. Dave Marku
  45. Endrit Memia
  46. Iva Çarçiu
  47. Enkelejd Doda
  48. Viola Vrana
  49. Nikolin Çali
  50. Elda Mustafa
  51. Ermand Bajrami
  52. Anisa Ibra
  53. Darius Vishkurti
  54. Brunilda Salaj
  55. Adan Kaba
  56. Eva Metaj
  57. Dorel Memoçi 
  58. Anxhela Lami
  59. Ergys Mollaymeri
  60. Enkeleda Hajderasi
  61. Artimis Peca
  62. Menada Bregu

Tirana Lista Keshill Kryetar by Rtsh Faqe on Scribd

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme