Bashkëpunimi në Arsimin e Lartë, ministrja Manastirliu takon homologun turk, Ysuf Tekin

Politikë | 3 vite më parë

Forcimi i bashkëpunimit në arsimin e lartë dhe në kërkimin shkencor mes Shqipërisë dhe Turqisë ishte në në qendër të diskutimeve midis ministres së Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe homologut të saj turk, Ysuf Tekin.

Nëpërmjet një postimi në platformat sociale, Manastirliu bëri të ditur se me ministrin e Arsimit të Republikës së Turqisë Yusuf Tekin ka diskutuar për forcimin e bashkëpunimit në drejtim të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

“Bashkëpunimi mes institucioneve të arsimit të lartë dhe agjencive të kërkim-zhvillimit do të jetë në fokus të kësaj faze të re të bashkëpunimit, mes dy institucioneve”, bëri të ditur Manastirliu.

Sipas saj, në këtë takim, pati angazhim dhe  nxitje edhe në programet e shkëmbimit, mes stafeve akademike dhe studentëve, në kuadër të programeve të përbashkëta mes institucioneve të arsimit të lartë.

Ministrja Manastriliu është pjesë e delegacionit qeveritarë të vendit, me në krye Kryeministrin Edi Rama, që ndodhen Ankara, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje me qeverinë e Turqisë.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme