Bashkëshortë në jetë e kolegë në profesion. Birbil e Vjollca Mërtiri dy mjekët që shërbejnë prej 40-vjetësh në Krahës

Sociale | 6 vite më parë

Bashkëshortë në jetë e kolegë në punë. Kjo është historia e çifit të mjekëve Birbil e Vjollca Mërtiri. Ata prej më shumë se 40 –vjetësh ushtrojnë profesionin në qëndrën shëndetsore Krahës të Bashkisë së Memaliajt. Në këtë godinë dikur një spital I mirëfilltë  nisi gjithshka ku përveç betimit të Hipokratit  për të mbajtur mantelin e bardhë do të niste edhe historia familjare. Por si e kujton doktor Birbili atë periudhë;

Pas mbarimit të shkollës së mesme “Abaz Shehu “ në rrethin e Tepelenës , fitova bursën për të vazhduar shkollën e infermierisë  e më pas masterin për mjek infeksionist . Menjëherë pas përfundimit të studimeve u emërova në këtë qëndër që dikur ishte spital  , këtu jam edhe sot  më shumë se 40 vjet në këtë profesion”.

Si e kujtoni fillimin e punës dhe si erdhi edhe njohja me bashkëshorten tuaj , sot kolegë?

Kur u emërova isha i ri dhe me shumë frikë sepse më duhej të drejtoja një spital  që mbulonte gati 30 fshatra . Por mbështetja ishte e madhe dhe kishim edhe mirëkuptimin e komunitetit. Vështirësia më e madhe ishte distanca e fshatrave  dhe mungesa e infrastrukturës , udhëtonim edhe pesë orë në këmbe në shi e borë për emergjenca apo edhe vaksinimet . Çdo system ka problematikën e vetë por un mbetem në mendimin që për shëndetsinë ka ende shumë për të bërë .

Sa i përket  bashkëshortes atë e gjeta këtu, në këtë qëndër shëndetsore, ishte infermiere dhe po kryente stazhin .Si të thuash isha eprori i saj , e ne nga Tepelena s’falim. Shumë shpejt u lidhëm  në një familje të përbashkët. Jemi në punë e ne jëtë bashkë prej 40 vitesh!

Si keni arritur të menaxhoni të dyja bashkë jetën familjare e atë të punës , duke marrë parasysh faktin që si mjek duhet të ishit në gadishëmri ?

E them me bindje dhe jam krenar që i jemi përkushtuar komunitetit më shumë se familjes. Vështirësi ka patur sidomos kur ishim me fëmijë të vegjël pasi duhet t’I linim vetëm në shtëpi, por  koha s’pret  dhe manteli i bardhë  ishte prima . Sot vijojmë bashkë , këtu janë edhe 4 infermiere të tjera dhe unë shembull për çdo gjë bëj Vjollcën, asaj i tërheq vëmendjen . Pastaj në shtëpi , sot pas kaq viteve i kam lënë komandën!

 Bluzat e bardha prej më shumë se një viti vijojnë të jenë në vijën e parë të luftës për shkak të Covid-19 .Ju jeni duke punuar në risk dhe aq me tëpër të dy bashkëshortët . A ndiheni të rezikuar?

 Po e nis me përgjigjën që kam thënë gjithë kohën , nuk kam frikë por kujdes po . Sigurisht që të riskuar jemi , kjo është zonë e populluar dhe rastet me covid -19 kanë qënë të larta . Shqetësimi im mbetet të mungesa e infrastrukturës , mjetet e duhura ato vijojnë të mungojnë edhe sot . Për të bërë vizita shpeshherë marim mjete private , kjo duhet të ndryshojë për të lehtësuar punën e mjekëve qëllimi I të cilëve është të shpëtojë komunitetin .


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme