Bashkia e Tiranës : Fondi i Komunitetit përmirëson infrastrukturën e pallateve ku banoni

Sociale | 3 vite më parë

Bashkia e Tiranës me Fondin e Komunitetit i krijuar vitet e fundit, i vjen në ndihmë banorëve të qytetit që të përmirësojnë infrastrukturën e pallati ku ata jetojnë.

Duke përfituar nga ky fond i posaçëm , Bashkia e Tiranës ka bërë me dije se banorët e një tjetër pallati në Tiranë të ndërtuar para viteve 90 kanë përfituar nga Fondi i Komunitetit i vendosur në dispozicion nga Bashkia.

Pasi zgjodhën administratorin, banorët e pallatit 149 tek Rr. e Kavajës vendosën ashensorin e ri. 

Ata kanë sot një ashensor që plotëson të gjitha standardet e sigurisë dhe të komoditetit, duke ua lehtësuar jetesën, veçanërisht të moshuarve dhe nënave të reja.

Përmes Fondit të Komunitetit që është krijuar në Bashkinë e Tiranës, vitet e fundit qytetarët kanë pasur mundësi që të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës së pallatit ku banojnë ku gjysma e shpenzimeve paguhej nga vet banorët ndërsa gjysma tjetër nga bashkia.

Nëpërmjet Fondit të Komunitetit do të shtohen pallatet që do të rikonstruktohen duke i dhënë një vlerë të shtuar pronës.

 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme