Bashkia Shkodër/ Komisionerët e PD firmosin për anulimin e votimit në Shosh dhe Pult, kërkohet vendim nga KQZ

Procesi zgjedhor duket se po shkon drejt anulimit në qendrat e votimit në Shosh dhe Pult, për bashkinë Shkodër. Procesverbali i KZAZ shpall pavlefshmërinë në tri qendra votimi në Shkodër, për shkak se për mbi 5 orë nuk ka pasur votim. Këto dy qendra votimi nuk u hapën brenda afatit kohor prej pesë orësh, sipas parashikimeve në Kodin Zgjedhor.
Proces- verbali mban vetëm firmat e komisionerëve të PD-së. Nga komisionerët kërkohet një vendim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




