Bashkia Tiranë pritje zyrtare për 111-vjetorin e Pavarësisë, Veliaj: Uroj që pema e kombit tonë të lulëzojë

Aktualitet | 3 vite më parë

Bashkia e Tiranës ka organizuar pritje zyrtare për personalitetet pjesëmarrëse në paradën e organizuar për 111-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë, Erion Veliaj ka deklaruar se kjo ditë ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët nga mbarë bota. Ai uroi që degët e pemës së mbjellë para 11-vitesh, të mbledhura këtë 28 Nëntor në një trung të vetëm, të lulëzojë e të japë frytet në vitet e ardhshme.

“Sot dua që secilit prej jush të ketë mundësi të takojnë një prej kryetarëve që nuk e ka takuar më parë, këto lidhje dhe ky raport që ngjizet sot të ketë mundësi të lulëzojë dhe të lindë punë të mira dhe të mbara për gjithë komunitetet tona.

Unë besoj se vizioni i Ismail Qemalit është që një punë, kjo pemë e kombit tonë që i ka rrënjët në këto troje, po të ketë kujdes, lulëzon.

Uroj që sot jemi mbledhur të gjitha degët e asaj pemës të para shumë viteve në një trung të vetëm në Shqipëri dhe uroj që kjo pemë të lulëzoj.

Do kemi disa aktivitete sot, do mundohemi të gjejmë një hapësirë për paradën. Ata që kanë ardhur do kujdesemi të respektohen”, u shpreh Veliaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme