Basketboll, FSHB merr vendimin për kampionatin: Edicioni 2019-2020

Sporte të tjera | 6 vite më parë

Pas një pauze 3-mujore për shkak të pandemisë, basketbolli shqiptar bëhet gati për të rifilluar sezonin. Me hapjen e palestrave nga Ministria e Shëndetësisë, u çel edhe drita jeshile për lojërat me dorë, ku skuadrat tashmë u janë rikthyer edhe stërvitjeve. Në pritje të lejes përfundimtare edhe për rifillimin e aktiviteteve sportive, Federata Shqiptare e Basketbollit ka vendosur të japë miratimin e saj për rikthimin në parket për ndeshjet zyrtare, në momentin e parë kur do të hiqen masat shtrënguese të qeverisë. Në mbledhjen e KD-së në FSHB është vendosur paraprakisht për rifillimin e sezonit. Ndërsa së shpejti pritet të zbardhet edhe vendimi. Kështu pas shumë debatesh dhe diskutimesh (kryesisht në klubet e meshkujve, aty ekipet ishin të ndara për vijimin e kampionatit) më në fund sporti i koshit bëhet gati për ta mbyllur në parket edicionin 2019-2020. Megjithatë vështirësitë do të jenë të shumta, pasi ende mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet problemi i lojtarëve të huaj. Tre nga ekipet kryesore si Goga, Teuta dhe Vllaznia e kanë bazën e skuadrës me lojtarë të huaj, të cilët janë rikthyer në shtetet e tyre. Gjithashtu pritet të mësohen më shumë detaje rreth formulës dhe datave për pjesën e mbetur të kampionatit. Në radhët e femrave gjatë mbledhjeve “online” të mbajtura mes klubeve dhe federatës, ekipet paraprakisht kanë rënë dakord që kampioni të vijojë me grumbullim në një qytet, ndërsa tek meshkujt ekipet që janë pro rifillimit janë shprehur që sezoni të fillojë aty ku është dërprerë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme