Batuta në Selanik për Maqedoninë e Veriut, Rama: Ironizova bllokadën e Bullgarisë

Politikë | 4 vite më parë

Batuta e kryeministrit Edi Rama “Maqedonia në të ardhmen do të quhet Bullgaria perëndimore” ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz takoi kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski në Selanik duket se ka pasuar reagime të ashpra ndaj kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski.

Në një reagim në Twitter Rama shprehet se është për të qeshur dhe qarë histeria e disa personave në Shkup, ndërsa thekson se ironizoi bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë.  Rama e ka konsideruar si sherr mejhaneje mes tymit të qofteve situatën në fjalë.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve,”- shkruan Rama.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme