Bayern, Flick: Padyshim që një ditë humbja do të vinte

Gjermani | 6 vite më parë

Duke folur në një konferencë shtypi pas Hoffenheim-Bayern, trajneri i skuadrës bavareze, Hans-Dieter Flick ka komentuar humbjen 4-1.

“Nuk mund ta fajësoj ekipin tim për mentalitetin e sotëm. Le ta harrojmë këtë paraqitje dhe thjesht të mendojmë për të mërkurën. Ishte e qartë se një ditë humbja do të vinte”.

Ndërsa trajneri i Hoffenheim, Sebastian Hoeness, ka deklaruar: “Ne luajtëm një ndeshje të mirë si ekip. Fitorja është një demonstrim se  jemi në rrugën e duhur. Ne duam ta përsërisim këtë sukses përsëri javën tjetër, në Frankfurt”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme