Bayern nuk gabon: mund Hertha-n, +10 nga Leipzig

Gjermani | 6 vite më parë

Bayern inaguron javën e 20-të të Bundesligës duke marrë një fitore 1-0 në fushën e Hertha Berlin . Bavarëzët në fillim gabuan një penallti me protagonist Leëandoëski në minutën e 12-të, por nëntë minuta më vonë është Coman që gjen rrugën e rrjetës.

Në një terren të ndikuar nga rreshjet e dëborës, të besuarit e Flick ka arritur të menaxhojnë avantazhin e krijuar dhe në fund janë shpërblyer me tri pikët e radhës, duke rritur largësinë me ndjekësit.

Të vetëdijshëm për angazhimin që i pret në Lindjen e Mesme (gjysmëfinalja kundër Al Ahly luhet të hënën), bavarezët shmangën detyrimin e ritmit dhe kontrolluan me lehtësi zotërimin e topit.

Nga ana tjetër, Pal Dardai, trajneri i ekipit vendas, u përpoq të përziejë kartat duke hequr ish-lojtarin e Milanit, Piatek (Radonjic në vend të tij), duke lëvizur Cunha dhe Lukebakio në një pozicion më sulmues dhe duke përfshirë Sami Khedira, i cili arriti disa ditë më parë nga Juventus.

Shansi më i mirë erdhi në këmbët e Cunha në minutën e 89: arriti para Neuer, megjithatë, braziliani gaboi në mënyrë të pabesueshme

Me sinjalizimin e trefishtë konfirmohet fitorja për Bayern, që shkon në +10 në krahasim me Leipzig (të shtunën shkon në shtëpinë e Schalke) dhe fluturon për në Katar me një gjendje të lakmueshme psikologjike.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme