Bayern përmirëson ofertën për Diaz, i ofron Liverpool-it 67.5 milionë euro

Gjermani | 1 vit më parë

Bayern i Mynihut i ka nisur para pak çastesh një tjetër ofertë ekipit të Liverpool për Luis Diaz.

Mediet gjermane dhe ato angleze bëjnë me dije se oferta e përmirësuar është 67.5 milionë euro. Sipas burimeve të ndryshme Liverpool, tashmë në dijeni të dëshirës së lojtarit për tu transferuar në Bavari, nuk e ka refuzuar dhe është në bisedime me drejtuesit e Bayern-it.

Siç dihet klubi gjerman kishte vendosur Luis Diaz në krye të listës së përforcimeve të merkatos verore, por duke cilësuar faktin se nuk ishte i gatshëm që të paguante ç’do çmim për kolumbianin për të cilin është gati të ofrojë maksimumi 70 milionë euro.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme