BE dënon arrestimin e gazetarit amerikan në Moskë: Rusia po shtyp lirinë e medias

Bashkimi Evropian dënoi arrestimin nga Moska të gazetarit të “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich.
“Gazetarët duhet të lejohen të ushtrojnë lirisht profesionin e tyre dhe meritojnë mbrojtje. Autoritetet ruse demonstrojnë sërish shpërfilljen e tyre sistematike për lirinë e medias”, tha kryediplomati i BE-së Josep Borrell në një postim në Twitter.
Liderët e tjerë botërorë kanë shprehur gjithashtu shqetësim për arrestimin.
Kjo është hera e parë që një gazetar amerikan arrestohet me akuza nga Moska për spiunazh që nga periudha e Luftës së Ftohtë.
Ministria e Jashtme franceze tha të enjten se Parisi ishte “veçanërisht i shqetësuar dhe ne kemi pasur mundësinë në disa raste të dënojmë qëndrimin represiv të autoriteteve ruse ndaj shtypit, qoftë rus apo ndërkombëtar, i pranishëm në Rusi”, tha një zëdhënës.
“Ne do të vazhdojmë të përcjellim mesazhin e mbrojtjes së lirisë së shtypit dhe t’u bëjmë thirrje autoriteteve ruse të respektojnë të drejtat themelore, përfshirë ato që lidhen me lirinë e informacionit”, theksoi shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme franceze.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




