BE dhe Kina në prag të një marrëveshjeje gjigante investimesh

Botë | 6 vite më parë

Bashkimi Europian dhe Kina mund të finalizojnë një marrëveshje gjigante investimesh në ditët në vijim, deklaroi presidenti i një grupi europian biznesi.

Marrëveshja e investimeve BE-Kinë ka shtatë vjet që përgatitet dhe do të sigurojë që kompanitë europiane në Kinë të mund të konkurrojnë me firmat vendase mbi baza të barabarta.

Kjo gjithashtu do të mbronte hyrjen e kompanive kineze në tregjet europiane.

Sipas gazetës ”China Morning Post”, negociatorët nga të dy palët ishin në prag të një pike kthese këtë javë, pasi Kina bëri disa lëshime në lidhje me aksesin në sektorët e saj financiarë, prodhues dhe të pasurive të patundshme.

”Nga ana tjetër, BE kishte rënë dakord në parim për t’i dhënë Kinës akses në sektorin e saj të energjisë së rinovueshme”, theksoi dokumenti, duke cituar një burim diplomatik në Bruksel.

“Dhoma e BE është shumë e sigurt se negociatat mbi Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse të Investimeve BE-Kinë (CAI) mund të përfundojnë me një marrëveshje politike në ditët në vijim”, tha Joerg Wuttke, president i Dhomës së Tregtisë të Bashkimit Europian në Kinë./atsh


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme