BE-ja kërkon ndihmën e SHBA-së për mediat sociale

Thirrja u bë nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Platformat në internet kanë ndikim, jo vetëm në konkurrencën e lirë dhe të ndershme, por edhe në demokracitë tona, sigurinë tonë dhe në cilësinë e informacionit”, tha von der Leyen të martën gjatë Forumit Ekonomik Botëror.
Sipas saj, kompanitë e internetit, duhet të marrin përgjegjësinë për mënyrën se si ato shpërndajnë, promovojnë dhe fshijnë përmbajtjen.
“Pasi kemi tendenca të monopolit, natyrisht, për këtë duhet të flasim në nivel ndërkombëtar”, tha ajo.
Rreth 2.000 udhëheqës politikë dhe të biznesit po marrin pjesë në diskutimet në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.
Takimi po mbahet përmes internetit për shkak të pandemisë së COVID-19, në vend të mbledhjes së zakonshme në vendpushimin malor zviceran të Davosit.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




