BE-ja vendos kufij të rreptë kundër ndotjes së ajrit, por ende nuk i përmbush udhëzimet e OBSH-së

Botë | 3 vite më parë

Bashkimi Evropian ka rënë dakord të vendosë kufij më të rreptë për grimcat toksike dhe gazin e rrezikshëm që ndotin ajrin, por nuk do të synojë nivelet që rekomandojnë mjekët dhe ekonomistët.

Rregullat e reja ulin kufijtë vjetorë për grimcat e imëta të njohura si PM2.5, të cilat bëjnë kërdi në të gjithë trupin sepse janë mjaft të vogla për të rrëshqitur në gjak, nga 25 µg/m³ në 10 µg/m³, dhe për dioksidin e azotit, një gaz që dëmton mushkëritë, nga 40 µg/m³ në 20 µg/m³.

Por objektivat e vitit 2030 ende lejojnë dy herë më shumë ndotje sesa nivelet udhëzuese të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë .

Komisioneri i mjedisit i BE-së, Virginijus Sinkevicius, tha se përmirësimi e vendos Evropën në rrugën e duhur për ta bërë ndotjen e ajrit një problem të së kaluarës. “Ndotja e ajrit është ende problemi numër një i shëndetit mjedisor në BE. Lajmi i mirë është se politika e ajrit të pastër funksionon dhe cilësia jonë e ajrit po përmirësohet”, tha ai.

 Sipas ligjit, qeveritë mund të shtyjnë afatin 2030 me pesë deri në shtatë vjet nëse parashikimet tregojnë se vlerat kufi nuk mund të përmbushen në kohë, sipas komisionit, dhe me 10 vjet në zonat me gjeografi të vështirë.

Por ligji gjithashtu u jep qytetarëve të drejtën e kompensimit kur qeveritë nuk zbatojnë masat dhe si pasojë dëmtojnë shëndetin e tyre. Ai gjithashtu bën thirrje për plane për cilësinë e ajrit për vendet që tejkalojnë kufijtë dhe udhërrëfyes për të gjitha shtetet anëtare që përcaktojnë se si ata do të përputhen me objektivat e vitit 2030.

Ajri i ndotur është një nga vrasësit më të mëdhenj në Evropë./ The Guardian

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme