BE shpall sanksione të reja ndaj programit të raketave dhe dronëve të Iranit

Botë | 3 vite më parë

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord në Luksemburg për të zgjeruar sanksionet kundër programit UAV dhe raketor të Iranit.

“Kemi arritur një marrëveshje politike”, njofton në fund të takimit shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Sanksionet e reja synojnë të bllokojnë eksportin nga Bashkimi Evropian të pjesëve të përdorura në prodhimin e dronëve dhe raketave balistike.

“Ky është një vendim dramatik që i dërgon një mesazh të qartë Khameneit, Iranit dhe përfaqësuesve të tij: nuk mund të vazhdoni të minoni stabilitetin dhe paqen rajonale”, thotë ministri i Jashtëm Israel Katz në një mesazh që vlerëson vendimin e Bashkimin Evropian.

Katz shtoi gjithashtu se “kjo është një disfatë diplomatike – dhe është vetëm fillimi”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme