BE: Të finalizojmë sa më shpejt marrëveshjen për Fondin e Rimëkëmbjes

Botë | 6 vite më parë

Të finalizojmë sa më shpejt të jetë e mundur marrëveshjen për gjeneratën e ardhshme të BE-së dhe Fondin e Rimëkëmbjes, për të mundësuar hyrjen e tyre në fyqi më 1 janar 2021 duke pasur parasysh seriozitetin e situatës epidemiologjike dhe ekonomike, theksuan presidentët e Komisionit Europian,  Ursula von der Leyen, i Parlamentit David Sassoli, i presidencës aktuale të BE, Angela Merkel dhe i Këshilli Europian Charles Michel në video-konferencë.

Drejtuesit kërkuan nga Parlamenti dhe Këshilli të mbështesin zyrtarisht sa më shpejt të jetë e mundur marrëveshjet e arritura dje dhe javën e kaluar.

“Kjo do të hapë rrugën për miratimin zyrtar të të gjitha pjesëve të legjislacionit dhe proceseve të ratifikimit kombëtar”, theksuan drejtuesit.

“Hyrja në fuqi e buxhetit dhe BE-së së gjeneratës së ardhshme janë parakushte për një dalje të suksesshme nga kriza ekonomike dhe shëndetësore, sepse ato do të sigurojnë mjetet ekonomike për të financuar veprimet e nevojshme”, nënvizuan ata. (ATSH)


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme