Begaj dhe Zonja e Parë festojnë me fëmijët e ushtarakëve dhe shtëpisë së foshnjës

Aktualitet | 3 vite më parë

Fëmijët e shtëpisë së foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë, si dhe fëmijët e stafit të Institucionit të Presidentit u bënë bashkë për të kaluar një mëngjes festiv së bashku me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj dhe Zonjën e Parë, Armanda Begaj.

Aktiviteti i mbushur me momente kulturore dhe dëfryese për fëmijët, organizuar me iniciativë të Zonjës së Parë, kishte si synim të vendoste theksin tek nevoja që ka çdo fëmijë për t’u rritur në një ambient mbështetës e motivues.

Aktiviteti kulmoi me një surprizë emocionuese, ku së bashku me Presidentin Begaj, fëmijët e ushtarakëve në misione paqeruajtëse patën mundësinë të përshëndeteshin në një lidhje të drejtpërdrejtë me baballarët e tyre.

Kreu i Shtetit falënderoi ushtarakët tanë në misione për kontributin e tyre dhe shprehu krenarinë për misionet e tyre, duke thënë se gjithçka që ata bëjnë, e bëjnë në emër të atdheut dhe të ardhmes së fëmijëve të tyre dhe fëmijëve të të gjithë botës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme