Begaj i uron mirëseardhjen Përfaqësueses së re Diplomatike të Kinës

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj priti sot në takim Përfaqësuesen e re Diplomatike të Kinës, Pang Chunxue së cilës i pranoi Letër Kredencialet.

Në një postim në rrjetin e tij social X, Begaj shkruan se pranoi letrat kredenciale të saj ditën  e sotme duke i uruar mirëseardhjen ambasadores së re në Shqiperi.

“I urova mirëseardhjen Ambasadores së re të PR të Kinës në Shqipëri, znj. Pang Chunxue, pasi pranova letrat kredenciale të saj sot”, shkruan presidenti Begaj në X.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme