Begaj me homologun polak: Marrëdhëniet mes dy vendeve, shumë të mira. Polonia mbështetje ndaj integrimit europian

Presidenti Bajram Begaj në një konferencë për shtyp me homologun e tij polak, Andrzej Duda ka vlerësuar marrëdhëniet e mira politike e miqësore mes dy vendeve.
Pasi shprehu mirënjohjen për ndihëm e dhënë nga Polonia gjatë periudhës së pandemisë dhe tërmetit tragjik, Begaj deklaroi se fokus i bisedës mes tyre ishte dhe bashkëpunimi ekonomik dhe tregëtar, që sikurse theksoi ai, ka zhvillime pozitive.
“Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike e tradicionalisht miqësore të rikonfirmuara edhe përmes kësaj vizite të mikut Duda në Tiranë.
I shpreha mirënjohjen Presidentit Duda për solidaritetin që Polonia dhe populli polak treguan me shqiptarët për kapërcimin e dëmeve të tërmetit shkatërrimtar të Nëntorit 2019 dhe gjatë pandemisë Covid-19
Me homologun Duda u ndalëm tek bashkëpunimi ekonomik e tregtar i cili megjithëse ka zhvillime pozitive dhe një kuadër të plotë ligjor është larg mundësive të dy vendeve .
Vlerësuam bashkëpunimin në fushën e turizmit ku një kontribut të madh kanë dhënë lidhjet direkte të fluturimeve mes Polonisë dhe Shqipërisë. Si dy vende anëtare të NATO-S Shqipëria dhe Polonia kanë bashkëpunim shumë të mirë në fushën e mbrojtjes në nivel strategjik dhe operacional”, tha Begaj.
Më tej kreu i shtetit shqiptar bëri me dije se një vëmendje të veçantë në takimin me homologun e tij, ia kushtuar bashkëpunimit në kuadër të integrimit europian të Shqipërisë.
“Një vëmendje shumë të veçantë ia kushtuam bashkëpunimit në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë ku shpreha mirënjohjen për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë.
Vlerësuam gjithashtu bashkëpunim shumë të mirë në fushën e arsimit dhe shkencës si aspekt tjetër i rëndësishëm i marrëdhënieve dypalëshe.
Një vëmendje shumë të veçantë ia kushtuam bashkëpunimit në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë ku shpreha mirënjohjen për mbështetjen që Polonia i ka dhënë Shqipërisë.
Shpreha mirënjohje për kontributin që Polonia ka dhënë për paqen dhe stabilitetin e rajonit në Ballkanin Perëndimor”, tha Presidenti teksa shtoi se sfida për rendin botërore dhe sistemi i vlerave të përbashkëta ishte një tjetër fokus i dyshes në takim.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




