Begaj me presidentin e Maqedonisë së Veriut në Pustec: Forcojmë bashkëpunimin në rrugën drejt BE

Politikë | 3 vite më parë

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj si dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski zhvilluan një vizitë në Bashkinë e Pustecit, ku jeton edhe minotriteti maqedonas në Shqipëri.

Sipas Presidentit Begaj kjo vizitë do të shërbejë për forcimin e këtij bashkëpunimit mes dy vendeve që kanë një rrugëtim të përbashkët për anëtarësimin e Bashkimit Europian.

“Jo pa qëllim kemi zgjedhur bashkinë e Pustecit për të treguar që marrëdhëniet tona midis dy vendeve tona janë marrëdhënie të dy vendeve mike, vendeve partnere te NATO-s, vende që kanë një rrugëtim të përbashkët për anëtarësimin e Bashkimit Europian. Sfidat ndërmjet dy vendeve janë të mëdha dhe ne duhet t’i përballojmë së bashku. Një nga këto sfida është që të kemi mirëqënie, për komunitetet tona, për maqedonasit në Pustec dhe Shqiptarët në Maqedoni. Besoj që kjo vizitë do të shërbejë për forcimin e këtij bashkëpunim“- tha Begaj.

Nga ana tjetër presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Panderovski, u ndal tek nisma Ballkani i Hapur, ku tha se “ekzistojnë 50 iniciative të cilat krijojnë kushte të përshtatshme për bashkëpunim midis popujve dhe se Ballkani i Hapur është një prej tyre”.

Të dy presidentët kanë zhvilluar takime me përfaqësues të pakicës kombëtare maqedonase në këtë rajon ndërsa do zhvillojnë dhe një vizitë të shkurtër në qytetin e Pogradecit.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski po zhvillon një vizitë pune në Shqipëri. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme