Begaj miratoi ligjin e ndryshuar për Komisionet, Bardhi: Presidenti humbi përfundimisht shansin të jetë mbi palët

Politikë | 3 vite më parë

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi ka reaguar pasi Presidenti Bajram Begaj dekretoi ligjin e ndryshuar për Komisionet Hetimore të Kuvendit. Në një deklaratë për mediat, Bardhi akuzoi Presidentin se po mbështet maxhorancën, teksa tha se kreu i shtetit “humbi shansin që të jetë mbi palët”.

“Pas atij akti ku kreu i shtetit lejoi Ramën ta keqpërdorte, sot Presidenti humbi përfundimisht shansin të jetë mbi palët, të jetë garant i funksionimit kushtetues të institucioneve. Sot presidenti na tha që ai të ushtrojë kompetencat e tij kushtetuese duhet të japë miratimin e Edi Ramës. Pra nëse ne opozita, biem dakord me maxhorancën, Presidenti e kthen ligjin në Parlament”, tha Bardhi.

Ai iu përgjigj edhe argumenteve të Presidentit se opozita nuk ofroi asnjë zgjidhje për kompromis, teksa tha se ata kanë shprehur “gatishmërinë e plotë” për të gjetur një zgjidhje dhe për të dialoguar.

“Opozita prej 3 muajsh është në një betejë në Kuvend për të kërkuar respektimin e të drejtave kushtetuese. Kemi shprehur gatishmërinë e plotë për të gjetur zgjidhje dhe për të dialoguar në funksion të respektimit të kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit. Ka qenë maxhoranca që nuk ka patur asnjë reflektim dhe nuk ka bërë asnjë përpjekje për dialog politik”, theksoi Bardhi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme