Begaj në Azerbajxhan, takim me homologun azer Aliyev! Do marr pjesë në forumin ndërkombëtar në Baku

Presidenti Bajram Begaj do të jetë në Azerbajxhan, ku do të marrë pjesë në “Global Baku Forum” me temë “The World of Today; challenges and hopes” që po mbahet këto ditë në Baku.
Begaj do të mbajë një fjalë në sesionin me temë “Ballkani perëndimor në kontekstin e Bashkimit Evropian”.
Gjithashtu presidenti Begaj do të zhvillojë takime bilaterale me homologun e tij, presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Ky forum organizohet nga “Nizami Ganjavi International Center“, i cili ka si mision promovimin e Edukimit, Tolerancës, Dialogut, Mirëkuptimit dhe Shoqërisë së Përbashkët.
Bordi i tij përbëhet nga disa presidentë, kryeministra, akademikë e ambasadorë të rëndësishëm nga vende të ndryshme të botës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




