Begaj pret Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA: Të rrisim bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike

Aktualitet | 3 vite më parë

Presidenti Bajram Begaj, priti në takim Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, Gjeneralin Daniel R. Hokanson, i cili ishte i shoqëruar edhe nga Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim.

Gjatë takimit Presidenti vlerësoi bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilët prej dekadash kanë ndihmuar në modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Presidenti Begaj diskutoi së bashku me gjeneralin Hokanson edhe mbi bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e mbrojtjes, si dhe sigurisë kibernetike. 

Së bashku me Gjeneralin Hokanson, Presidenti Begaj foli edhe për zhvillimet në rajon, ku u ndal në veçanti te zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme