Begaj vizitë dyditore i ftuar nga Matarela

Politikë | 3 vite më parë

I ftuar nga presidenti italian Sergio Mattarella, presidenti shqiptar Bajram Begaj, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Itali, në datat 26-27 maj 2023, njoftojnë burime nga presidenca shqiptare.

Presidenti Begaj do të pritet me nderimet e rastit nga mikpritësi i tij në Pallatin Quirinalle, ku do të zhvillojë bisedime. 

Sipas presidencës shqiptare në qendër të bisedimeve do të jenë rikonfirmimi i marrëdhënieve të shkëlqyera e shumëdimensionale dypalëshe, procesi i integrimit evropian të Shqipërisë dhe mbështetja e vyer e Italisë, kontributi i Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe çështje të tjera me interes gjeopolitik.

Gjatë qendrimit në Romë, presidenti Begaj, do të pritet në një takim të veçantë edhe nga Presidenti i Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana.

Ditën e dytë të vizitës më 27 maj 2023, presidenti Begaj do të vizitojë rajonin e Abruzzo-s, ku do të pritet nga autoritetet vendore të këtij rajoni, në l’Aquila dhe Chieti, si dhe do të takohet me komunitetin historik arbëresh dhe përfaqësues të komunitetit të ri shqiptar të këtij rajoni.

Vizita e zotit Begaj në Itali, duket se është kthim vizite që presidenti italian Matarela bëri shtatorin e kaluar në Tiranë. Ajo erdhi pak ditë pas inugurimit të presidenti Begaj në postin e kreut të shtetit shqiptar.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme