Bejko me tregtarët e Medresesë: Populli shikon teatrin polik, Tirana ka nevojë për frymëmarrje

Kandidati i PD për Bashkinë Tiranë, Roland Bejko u takua me tregtarët në zonën e Medresesë në ditën e fundit të fushatës zgjedhore.
Me programin elektoral në duar, Bejko ka takuar tregtarët duke dëgjuar problemet e tyre, por edhe i fton kryeqytetasit që të votojnë më 14 maj.
“Populli shikon teatrin polik, se lekët jua kanë marrë. S’kanë lekë të blejnë, normal që s’do ketë shitje. Tirana për frymëmarrje”, tha Bejko.
Sot PD mbyll fushatën elektoral në Tiranë, ndërsa për herë të parë kjo parti nuk po garon me kandidatë për kryetar bashkie në 61 bashkitë e vendit për shkak të përçarjeve të brendshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




