Bellingham i përjashtuar, Ancelotti zbulon fjalët e anglezit

Finale e bujshme në Mestalla. Valencia-Real Madrid përfundon 2-2, por gjyqtari Jesus Gil Manzano i bie bilbilit për fundin e ndeshjes një sekondë para goditjes me kokë të Bellingham. Krosimi tashmë ishte nisur. Zemërimi i lojtarëve të Ancelottit, karton i kuq për Bellingham, të gjithë mosbesues për vendimin e arbitrit. Në Madrid flitet për skandal.
Por çfarë i tha Bellingham arbitrit për të merituar kartonin e kuq? E sqaron vetë Carlo Ancelotti. Në fund të ndeshjes, trajneri i Real Madridit mbrojti lojtarin e tij duke zbuluar fjalët: “Ai nuk e ofendoi arbitrin, ishte i respektueshëm, vetëm i tha në anglisht se ishte një gol”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




