Bellingham në pankinë, një gjest kampioni me djalin që dridhej

Jo vetëm në fushë, Jude Bellingham provon të jetë kampion edhe jashtë fushës. Gjest i jashtëzakonshëm nga ylli i ri i Real Madridit. Gjithçka ka ndodhur në Copa del Rey, në ndeshjen e fituar nga skuadra e Ancelottit ndaj Arandina. Pikërisht pranë pankinës së Blancos, një djalë shumë i ri me top filloi të dridhej për shkak të temperaturave të ftohta që karakterizuan ndeshjen e zhvilluar në kompleksin sportiv Juan Carlos Higuero.
Në atë moment, ish-lojtari i Borussia Dortmundit nuk u mendua dy herë dhe u ngrit për t’i dhënë djalit një mbulesë. Një gjest fantastik, i cili gjithashtu pasqyron vlerat e një prej lojtarëve më të mirë në botë.
Ajo që e bëri të ëmbël mbrëmjen e Real Madridit nuk ishte vetëm gjesti i Jude Bellingham, por edhe fitorja e arritur në fund të 90 minutave. Rezultati final 1-3 në Arandina, me tifozët Blancos që mundën të vlerësonin për herë të parë talentin turk Arda Güler, një fëmijë mrekulli që luajti 59 minuta dhe u zëvendësua nga Valverde.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




