Benet Beci kandidon për bashkinë Shkodër, KQZ nesër merr vendimin për ti dhënë Frrok Gjinit, mandatin e deputetit

KQZ pritet të shqyrtojë nesër, në mbledhjen e rradhës, projektvendim për dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të listës shumemërore të Partisë Socialiste Frrok Gjin Gjini, në Qarkun e Shkodrës.
Lajmi bëhet i ditur nga KQZ, e cila nënvizon se Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, për këtë çështje, por edhe të tjera që janë në rendin e ditës, të zhvillojë një seancë publike ditën e nesërme, datë 03.05.2023, ora 12:00.
Rreth një muaj më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zyrtarizoi dhënien e mandatit për katër deputetë të rinj që do t’i bashkoheshin Kuvendit. Shkëlqim Bullari nga PS u vendos të jetë në vend të Besjan Ajazit, i cili tashmë kandidon për bashkinë e Gramshit; Asllan Dogjani mori mandatin pasi Belind Këlliçi hoqi dorë për shkak të kandidaturës për bashkinë e Tiranës; Lodovik Hasani do të pasonte Zef Hilën në Shkodër, si kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Mandati i është dhënë edhe Qani Xhafës, i cili do të zërë karrigen e Luçiano Boçit, kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Elbasanit. Ndërsa në Shkodër, Frrok Gjini, do të zërë vendin e Benet Becit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




