Benzema: Botërori? Është e kaluara, tani po mendoj për Realin

Spanjë | 4 vite më parë

“Ajo që ndodhi në Kupën e Botës i përket së shkuarës. Më e rëndësishmja është ndeshja e nesërme”. Kështu që Karim Benzema është gati të lërë pas zhgënjimin e Botërorit duke fituar një tjetër trofe me Real Madridin. Mbajtësi i Topit të Artë, i cili nuk ishte në gjendje të luante për Francën në Kupën e Botës në Katar për shkak të dëmtimit, do të udhëheqë Real Madridin kundër Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës të dielën.

“Jam gati dhe ndihem mirë në mendje dhe trup. Jam i fokusuar ekskluzivisht në ndeshjen e nesërme”, tha francezi në një konferencë për shtyp. “Viti i kaluar ishte një vit i madh për mua. Këtë herë kam pasur disa dëmtime, por tani jam kthyer në rrugën e duhur dhe në formë të mirë. Ndihem mirë”, përfundoi ai.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme