Benzema tre gola, Reali mund Barcelonën me “poker”

Spanjë | 4 vite më parë

Barcelona largohet nga Camp Nou me kocka të thyera dhe përshëndet Kupën e Mbretit, duke e bërë të padobishme fitoren 1-0 të ndeshjes së pare. Real Madrid avancon, duke pushtuar finalen me një 4-0 dhe tripletën e Benzema. Formacioni i Xavi sulmoi menjëherë, duke krijuar dy raste në minutat e para dhe duke protestuar në minutën e 3-të për një dorë të dyshimtë të Alaba në zonë.

Me kalimin e minutave, Real Madrid u shfaq në lojë, me Araujo që evitoi golin e mundshëm të Vinicius Junior në vijë. Më pas të rrezikshëm bëhen edhe Rodrygo e Benzema, por sfida zhbllokohet vetëm në rikuperim me veprimet më të paparashikueshme. Në fakt, Barcelona ishte afër golit me Leëandoëski në minutën e 46-të, ndërkohë që kundërsulmi i merenges u finalizua nga Vinicius Jr., vdekjeprurës në asistimin e Benzema.

Një gol me pasoja të dukshme psikologjike te Barça, që pasohet nga një i dytë në minutën e 49-të: Modric për Benzema, I cili nuk fal duke firmosur për 2-0. Reagimi katalanas ishte i menjëhershëm, me Courtois që shpëtoi në goditjen e Balde. Në minutën e 57-të Kessié pengon Vinicius Junior dhe ka penallti, e kthyer në gol nga Benzema. Merengët prekin pokerin, me Rodrygo dhe Asensio, dhe e gjejnë atë në minutën e 80-të me Benzema, që kompleton tripletën personale, duke finalizuar asistimin nga Vini Jr.

Përfundon kështu 4-0 me Real Madrid që do të përballet me Osasunën në finale. Një disfatë shumë e rëndë për Xavi, që e ndërpret në mënyrën më të keqe serinë e tij prej tre suksesesh radhazi në El Clasico.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme