Beqiri: Gonxhe ngjan me Ramën. Njeriu i duhur për rritjen e ekonomisë

Emërimi i Blendi Gonxhes në postin e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, për avokatin Idajet Beqiri është një fuqizim i qeverisjes. Në emisionin “3d” në RTSH, Beqiri vlerësoi figurën e Gonxhes, teksa tha se ai do të sjellë sukses “ aty ku kemi plagën më të rëndë sot, ekonominë”.
“Rama më shumë po mendon tashmë, jo për betejën me opozitën se këtë e ka fituar, çka do të thotë që opozita nuk është në rolin e vet, por gjithsesi ajo është e rëndësishme në aspektin që duke patur problemin me veten e vet, e shoh nga këndvështrimi që ai nuk do që nesër rezultati të jetë më i dobët se në 2021 se do të thotë që pa opozitë dhe ky doli i dobët. Dhe ky tani luftën e ka në këtë aspekt dhe po mendon që luftën ta bëjë brenda partisë së vet. Këto ndryshime që po bëhen i shoh në këtë aspekt. Ndryshimet në fakt janë të menduara shumë mirë, prurja e Blendi Goxhes është një fuqizim i qeverisjes. Jam i bindur që ai do sjelli një sukses aty ku ne e kemi plagë sot, ekonominë. Ne sot ekonominë kemi plagën më të rëndë. Blendi ka dhënë prova që është ekzekutor perfekt dhe në këtë aspekt ai ngjan me Ramën”, u shpreh Beqiri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




