Beqiri: Në protestë nuk ishin më shumë se katër mijë vetë

Politikë | 3 vite më parë

Grupimi opozitar i Rithemelimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha protestoi pasditen e së martës përpara godinës së Kryeministrisë duke kërkuar largimin e Edi Ramës.

I ftuar në emisionin “3D” nga Alban Dudushi avokati Idajet Beqiri tha se sipas tij në protestë nuk ishin më shumë se 4 mijë vetë, ndërsa e vlerësoi si pjesëmarrje të kënaqshme duke ditur se si janë katandisur ata si opozitë.

“Nga ura e deri tek universiteti sikur të mbushet e gjitha kjo hapësirë nuk merr më shumë se 8 mijë veta. Shikohej se si vende vende ishte me boshllëqe. Mendoj se deri në 5 mijë ose 4 mijë do e lija. Por, si janë katandisur ata pjesëmarrja është shumë e kënaqshme, sepse nga 150 veta që shkojnë tek shtëpia, me 4 mijë veta në protestë janë shumë mirë, pra ka një lloj fuqie”, u shpreh Beqiri.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme