Beqiri: Politikanët nuk mund të flasin në SPAK si deputetë

Politikë | 3 vite më parë

Avokati Idajet Beqiri, në emisionin ‘3D’ në RTSH u kërkoi deputetëve që të jenë të kujdesshëm, pasi në SPAK dhe BKH nuk mund të flasin si në parlament, apo si në politikë.

Sipas tij, politikanët duhet të mësohen se kur të venë para SPAK-ut nuk mund të shkojnë me cilësitë që kanë si deputet, pasi para tyre nuk vlen fakti se flet si deputet.

“Duke bërë deklarata një politikan e fut veten në qorrsokak. Duhet të dëgjojnë mendimin juridik, në mënyrë që edhe avokati ta orientojë në proces. Nga ana tjetër, nuk duhet ngatërruar shërbimi me shkeljet e ligjit. Flasim për Rrugën e Kombit. Akuzohet Basha se vodhi 230 mln euro. Gjeti raporte mjekësore që të pushohej procedimi penal. Do ishte çmenduri të themi se Rruga e Kombit nuk duhet meqë u vodhën para. Këto punë që janë bërë në shëndetësi janë arritje. Por duke u fshehur pas euforisë fillojnë e grabisin me të dyja duart. Duhet hetuar”, tha Beqiri.

Sipas tij, nuk duhet harruar se dje nuk kishim SPAK.

“Kishim pandëshkueshmëri. Që nga fillimi, qeverisja u konceptua si mënyrë për të vjedhur. Që nga 92 kjo logjikë ka sunduar. Qoftë me Berishën, Nanon etj. Që në fillim Berisha e nisi me vjedhje. Ti lemë deklaratat se qeverisja e parë e tij nuk vidhte. Tragetet, Berisha ja dha nipin të tij. Zhvatja ka qenë në themel të qeverisjeve.”, tha Beqiri.    

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme