Berat, organizohet edicioni i 4-t i Çmimit Letrar “Vexhi Buharaja”

I kthyer tashmë në traditë të përvitshme, është zhvilluar në Berat edicioni i IV-t i Çmimit Letrar “Vexhi Buharaja”.
Organizimi i tij mbahet çdo vit me rastin e rastin përvjetorit të lindjes së poetit, studiuesit dhe përkthyesit të njohur beratas.
Aktiviteti u organizua në ambjentet e bibliotekës së qytetit, që mban emrin e tij.
Morën pjesë drejtues të pushtetit vendor, studiues, profesore, intelektualë të qytetit etj.
Në këtë konkurs konkuruan të rinj nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj.
Konkursi u zhvillua në kategoritë: Poezi, ese e përkthime.
Pjesë e tij u bënë 38 krijues, të cilët janë vlerësuar nga juria për nivelin e lartë të krijimtarisë.
Në përfundim, juria e drejtuar nga Prof.Ymer Ciraku, ka dhënë edhe çmimet.
Fitues në fushën e përkthimeve është përzgjedhur Granit Zela nga Durrësi. Në fushën e poezisë janë përzgjedhur Vlora Ademi, nga Kosova
dhe Rozafa Shpuza, nga Shkodra.
/ RTSH /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




