Berisha akuzon Ramën: Argat i shpifur i Beogradit!

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i grupimit të Rithemelimit në PD Sali Berisha, është marrë gjatë me një deklaratë që ai ja atribuoi kreyministrit dhe liderit socialist Edi Rama, sipas të cilit “anëtarësimi i Shqipërisë në BE nuk ka kuptim pa Serbinë”. 

Nga Valiasi ku të enjten ai zhvilloi takimin elektoral me qytetarët, Berisha tha se Rama është argat i Beogradit dhe se përfaqëson interesa antikombëtare. 

“Ky zotëri që vjen tek ju, me një fjalor ordineri, në mediat e huaja, sapo ka deklaruar se, nuk ka kuptim Shqipëria në BE, pa Serbinë. Shikoni çfarë antishqiptari është ky, çfarë argati i shpifur i Beogradit” tha zoti Berisha.

“Serbia e ka të lidhur fatin me Rusinë dhe ky na lidh pas bishtit të Serbisë ne dhe merrte një përgjigje shembullore nga një shtetar evropian; të dëgjosh kryeministrin e Shqipërisë që thotë se nuk ka kuptim anëtarësimi i vendit të tij në BE pa Serbinë, kjo është habia e kohës. Nuk ka interesa shqiptare. Ka absolutisht interesa antikombëtare| tha zoti Berisha. Sipas ti pas “Car Dushanit, Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër në të gjithë shekujt për veriun. Nuk ka njeri që ka urryer veriun dhe veriorët si Edi Rama? deklaroi kreu i grupimit të Rithemelimit në PD Sali Berisha.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme