Berisha: Asambleja e PS, asambleja e mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë!

Politikë | 3 vite më parë

Kreu i grupimit të Rithemelimit në PD Sali Berisha, ka sulmuar të mërkurën mbledhjen e Asamblese Kombëtare të PS, duke e konsideruar si “Asambleja e mafies shtetërore më të rrezikshme në Europë“.

Sipas tij “Ajo çka mund të thuhet me siguri nga ky zhvillim 50-minutësh është se djegësat po përzhitin, po përcëllojnë me flakët e tyre, ndonëse nuk janë ndërtuar, mazhorancën mafioze të Edi Ramës”.

Zoti Berisha tha se “ …prokuroria speciale, në një dosje 310 faqe, ka tronditur si një tërmet 8-ballësh, mafien më të rrezikshme të Europës”.

Sipas kjo është “… vjedhjen e shekullit dhe të gjithë organigramën e piramidës së vjedhjes së shekullit me në krye Edi Ramën”.

 Për zotin Berisha ajo dosje “ ….është dosja Rama, dosja Agaçi, dosja Veliaj”.

Lidhur me ndryshimet e fundit në kupolën socialiste zoti Berisha tha se “… viktima e fundit, Damiani, u flak sot si Arben Ahmetaj, natyrisht me këshillën për t’u arratisur”  ndërsa shprehu bindjen se dosja e incenaratorëve ka “përcëlluar” sipas tij  deputetë e  ministra të tjerë.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme