Berisha: Kur thashë emrin e Ramës, prokurorët e SPAK-ut sa nuk u futën nën tavolinë

Ish-kryeministri Sali Berisha duke folur për mediat pas daljes nga SPAK-u ka sulmuar prokurorët e këtij institucioni, ndërsa theksoi se ata nuk jepnin dot asnjë përgjigje kur ka përmendur Edi Ramën.
“Sali Berisha nuk kishte asnjë autoritet ligjor të ndërhynte. Edhe kur ndërhyri për Zogun e Zi, bëri ligjin, po atë ligj Gjykata Kushtetuese e anuloi. Kur u përmenda Edi Ramën, vetëm sa nuk u futën nën tavolinë. Unë i pyeta, u thashe se çfarë qeniesh jeni ju, që Edi Rama ka firmosur ndryshimin e destinacionit, në një kohë kur nuk kishte… pavarësisht nga privatizimi, ishte pronë shtetërore”, u shpreh Berisha teksa iu referua akuzës që rëndon ndaj tij mbi privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.
Berisha tha se ai u kishte shtruar disa pyetje prokurorëve që nisnin sipas tij që me faktin se “si ka mundësi që Edi Rama, në UrbaPlanin e kalon përsëri gjithë klubin në zonë dhe ju nuk e përmendni një herë?”
“Si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e sheshit të ndërtimit dhe nuk ju nuk guxoni me e përmendë?
Si ka mundësi që Edi Rama firmos lejen e ndërtimit dhe ju mashtroni dhe thoni se ka firmosë Lulzim Basha? Basha ka firmosur, por ka firmosur Rama dhe Veliaj.
Si ka mundësi që ju injoroni emrin e Edi Ramës, në një kohë që gjykata e ka dënuar Edi Ramën për shkelje ligji? E ka gjobitur Bashkinë e Tiranës me 320 mijë euro për faktin se nuk zbardhte lejen, e mori vesh që Jamarbër Malltezi dhe lejen e miratuar e bllokoi”, tha më tej Berisha.
Ai e cilësoi SPAK-un si grup të strukturuar kriminal, që nuk guxon të përmendë “njëherë të vetme emrin e tij.”
“Kam ardhur këtu që tua them në sy në emër të demokratëve, të gjitha ato që prej 2 vitesh kam denoncuar Edi Ramën dhe ju si grup i strukturuar kriminal. Kam ardhur këtu, thashë, të shemb piramidën e turpshme të mashtrimit që keni krijuar me shpifje, falsifikime, trillime. Ka vetëm zbatim të porosisë politike, ju si grup i strukturuara kriminal jeni angazhuar në një betejë kundër opozitës, dhe ju garantoj se do merrni ndëshkimin e merituar. Jam këtu, u thashë për të denoncuar aktet tuaja antikushtetuese të cilat ju vendoset masat që vendoset masat kundër Berishës në kundërshtim të Kushtetutës. Jam këtu për të denoncuar aktet tuaja antiligjore, vendimin tuaj për t’i marrë pushtetin parlamentit për llogari të Ramës, për të denoncuar aktin e turpshëm, refuzimin e provave që s’mund të ndodhë kurrë në një vend sepse provat që u paraqitën nga Arbër Malltezi ishin shkatërrimtare për ta,” tha Berisha teksa ka akuzuar SPAK për refuzimin e provave të paraqitura nga Malltezi të cilat sipas ish-kryeministrit ishin shkatërrimtare.
“Pra, i gjeta të terrorizuar. I gjeta të paqenë. Aty gjeta hijen e McGonigal dhe skandaleve të tjera. Unë garantoj opozitën se po ecim të sigurt drejt një fitoreje të pashmangshme dhe se Edi Rama do përfitojë në galerat e historisë. Bashkë me grupet e tij të strukturuara kriminale në SKAP, në gjykatën speciale etj.
Nuk e mor vesh se kush drejtonte më shumë, ata mua apo unë atyre. Pyetje konkrete? Kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta? Se nga e kishin marrë listën, nga zyrat e Edi Ramës. Pyetje tjetër, se çfarë pune ka bërë Abi Malltezi. Pyetën a ke dijeni ti për aktin e kontrollit të këtij kolonelit apo gjeneralit? Një trillim i mirëfilltë i tyre se ai akt nuk ka asnjë lidhje me privatizimin. Është një mashtrim i mirëfilltë i tyre,” tha ai.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




