Berisha: Ligji i lustracionit të shkojë në Kuvend, Rama po e mban peng

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Grupin Paralamenta këtë të hënë (3 korrik) ku dhe ka kërkuar qe ligji i lustracionit të shkojë në Kuvend për miratim. Berisha akuzon Ramën se po mban peng këtë ligj pasi sipas tij kërkon të mbajë peng deputetët, gjykatësit, prokurorët apo dhe zyrtarë te lartë që dikur ka bashkëpunuar.
“Prej mbi 6 muajsh ne kemi dërguar në Kuvend ligjin e Lustracionit. Ai ligj jo vetëm identifikon deputetët, gjykatësit, prokurorët, zyrtarë te lartë për bashkëpunimin e tyre të dikurshëm, ose jo me Sigurimin e Shtetit, por ai detyron largimin nga shërbimi, nga detyra i atyre që dalin se kanë qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ky ligj është aplikuar në vitin 1996.
Në vitin ’97 nuk është hedhur poshtë ky ligj. Në vitin 2008 ne rikthyem në Kuvend ligjin e Lustracionit. Gjykata Kushtetuese, me kërkesë të Ramës e hodhi poshtë ligjin në mënyrë antikushtetuese”, tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




