Berisha: Mafia kërkon të pushtojë jugun, po zhvarrosin të vdekurit për të ndërtuar pallate për qeveritarët

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i grupit të Rithemelimit në Partinë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se mafia e Durrësit është vërsulur të pushtojë Sarandën.

Gjatë një konference për mediat, Berisha tha se me të deleguarit e tyre, Rama kërkon  të zhvarrosë të vdekurit në Sarandë për të ndërtuar pallate qeveritarët.

“Me të deleguarin personal të famëziut Alket Hyseni i cili ka marrë përsipër të zhvarrosë të vdekurit në Sarandë për të ndërtuar pallate qeveritarët. Zhvarrosja e të vdekurve, mision kryesor i mafiozit të Alket Hysenit, i cili ka përballë Ardit Cikulin, një qytetar shembullor, serioz, të përkushtuar, ndaj të cilit nuk rëndon as edhe një aferë, përkundrazi virtyti, përkushtimi, aftësia e Ardit Cikulit kishte fituar zemrën dhe mendjen e qytetarëve të Sarandë”, tha Berisha.

Berisha vuri në dukje se Rama po e shtrëngon gjithnjë e më shumë jugun, por shqiptarët sipas tij do ta thonë fjalën e tyre më 14 maj.

“Kanë vendosur që darën e mafies ta shtrëngojnë më shumë në jug. Por Delvina do të thotë fjalën e saj. E gjeta më të zjarrtë se kurrë, më të vendosur se kurrë për t’u dhënë atë që meritojnë.

Në Tepelenë, Tërmeti që e ka vendin në qeli, ka përballë një nga inxhinierët më të shquar të Tepelenës, i ardhur nga Kanadaja për të derdhur të gjithë aftësitë e tij, dashurinë dhe përkushtimin për Tepelenën.

Në Tepelenë dhe kudo në jug, koha ka ndaluar. Investimet janë zero.

Jugu po shkretohej me shpejtësi të madhe. Në Memaliaj, qytetari duhej të merrte te polici që të hynte te ish-kryetari, që nuk mendon gjë tjetër vetëm të ndante paratë e tenderave. Karshi tij, një kandidat i atdheut, që i ka shërbyer vendit në Afganistan. Një njeri popullor, me aftësi të mëdha”, ka theksuar Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme