Berisha: Më 20 shkurt, dita e protestës së madhe në Tiranë

Politikë | 3 vite më parë

Ish-kryeministri Berisha ka bërë thirrje nga ballkoni i shtëpisë së tij nga ku drejton protestën e përditshme se më 20 shkurt në Tiranë do të mbahet protestë e madhe ndaj qeverisë.

“20 shkurti ka një simbol të madh për një gjeneratë të tërë, domethënia është thjesht në fushën e erudicionit, por për gjeneratën para tyre, përmbysja e shtatorit të diktatorit më gjakatar, ishte në të vërtetë momenti magjik, momenti hyjnor kur opozita shqiptare u bë opozitë e vërtetë.

Ndaj dhe u zgjodh 20 shkurti për ditën e protestës së madhe. Zvarritja e diktatorit pa diskutim ishte një hakmarrje e njerëzve të shtypur për kasaphanën e luftës së klasave, për gjëmën që i kishte bërë shqiptarëve”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, 20 shkurti është dita e provës së madhe. Ndërsa ftoi të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë.

“Ndaj dhe ftesa ime për çdo qytetar shqiptar: më 20 shkurt, në ditën e provës së madhe në Tiranë, në orën e fitores në Tiranë.

Thirrja ime për të gjithë shqiptarët kudo që janë, kudo që janë, në Europë, Amerikë dhe kudo, 20 shkurti ju fton në ditën e betejës së madhe, ditën e lirisë.

O sot o kurrë, të shpëtojmë Shqipërinë!

Shqipërinë, liritë tona, të drejtat tona, do t’i mbrojmë vetë, do i meritojmë vetëm në rast se i mbrojmë”, tha më tej Berisha.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme