Berisha në Kukës: Më 14 maj është dita juaj, dita e lirisë!

Politikë | 4 vite më parë

Kreu i Rithemelimit në PD Sali Berisha ka shprehur bindjen e tij se në zgjedhjet lokale të 14 majit do të fitojë koalicioni opozitar “Bashkë fitojmë”.

Zoti Berisha ka ndaluar të enjten në Kukës ku është pritur me entuziazëm nga përkrahësit e PD. “Ky entuziazëm i juaji shënon, shënon, apo paraqet mesazhin më të fuqishëm që ju përcillni në të 4-anët e Kukësit dhe të Shqipërisë, mesazhin e fitores me 14 maj, mesazhin e triumfit të triumfit të lirisë, mesazhin e rikthimit të pluralizmit, mesazhin e firmosjes drejt të ardhmes…” tha zoti Berisha. “Asgjë nuk na mposhtë ne, ne jemi këtu sepse idealet tona janë të pamposhtura, sepse idealet e lirisë nuk mposhten kurrë” shtoi ai. 

Zoti Berisha paraqiti para kuksianëve Admir Sinamatin si kandidat për Bashkinë e Kukësit. 

Duke shprehur bindjen në fitoren e opozitës zoti Berisha tha se kandidati për kryetarin për Bashkinë e Kukësit, është propozuar nga demokratët dhe demokratet e Kukësit me votën e tyre të lirë. ” Ky entuziazëm po dridh nga themelet pallatet e pushtetit të krimit. Më 14 maj është dita juaj, dita e lirisë” . ” Ne jemi kthyer me fuqishëm se kurrë ” tha  zoti Berisha.

Lideri demokrat ftoi emigrantët që të vijnë në 14 maj dhe të votojnë, për të firmosur ndryshimin, siç u shpreh ai. Berisha ftoi edhe socialistët që t’iu bashkohen demokratëve në këto zgjedhje. 

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme