Berisha nga Butrinti: 620 vila gati të ndërtohen për Ramën dhe oligarkët e tij

Nga Parku i Butrintit në një bashkëbisedim me ekspertë për trashëgiminë kulturore, Sali Berisha ka akuzuar Ramën se do jap me koncesion parkun për të ndërtuar 620 vila. Teksa e ka konsideruar Ramën armik të kulturës në vend, Berisha tha se ai është shkatërrimtari i identitetit të vendit.
“Pas Enver Hoxhës vjen Edi Rama në lidhje me dëmtimin. Është një shkatërrimtar i identitetit të këtij qyteti, që rrezaton në të gjithë kombin se është zemra e truri i kombit. U vërsul pastaj kundër vendimit që kishte miratuar vetë, me kinema 17 nëntori, betejë e epike e artistëve për Teatrin, ai e zhduku. Po të shkosh në Paris, në një rrugë është ende teatri romak, nuk është funksional por ruhet. Ky na e zhduku teatrin. Sheshi përveçse në Korenë e Veriut nuk gjen shesh të këtyre përmasave pa jetë dhe me largimin e trafikut të duket sikur kursen pllakat e gurit. I vetmi mesazh që më ka dërguar në jetën e tij është që un ia përçmova pllakat e gurit që tani janë 50 gradë. I është vërsulur parkut të Burintit. Një pasur përrallore kulturore kombëtare e pakrahasueshme. Butrinti është në rrafshin natyror nuk ka asnjë më madhështore, më të bukur e fantastike, me atë natyrë që ka. Butrinti u shpërbë me qëllimin e vetëm që të pushtohet Kepi i Stillos dhe ju them janë 620 vila që po bëhen gati, Edi Rama me oligarkët e tij”, tha Berisha.
Berisha foli edhe për ish hotel Dajtin, për të cilën thotë se nëse nuk do t’i jepet bankës së Shqipërisë do të bëhej kullë.
“Qëllimi kryesor i bankës ishte që të ndalonim ndërtimin e një kulle aty. Cilido t’ia jepje me kalimin e kohës do të shndërrohej në një kullë. U përpoqa që ta shndërroja në një ministri të jashtme, por ministria nuk u zhvendos dot. Ia dha bankës. Jemi përpjekur që të mos dëmtohet ajo që u gjet aty” tha Berisha.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




