Berisha nga Elbasani: Rama po përdor luftën për rritjen e çmimeve!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shfrytëzuar Festën e Verës për të vizituar Elbasanin dhe për uruar shqiptarët që kjo ditë të sjellë rënien e narkoshtetit dhe rikthimin e shtetit ligjor. Berisha po ashtu akuzoi kryeministrin Rama se po përdor luftën në Ukrainë si pretekst për rritjen dramatike të çmimeve.
“Një urim të përzemërt kam për ata qindra mijëra qytetarë shqiptarë që kanë mbushur gjatë këtyre ditëve rrugët dhe sheshet e qyteteve të vendit për të protestuar kundër një politike cinike, të pashpirt, e cila përdor si akuzë, si pretekst hijet e luftës në Ukrainë për të justifikuar rritjen dramatike, absolutisht të pajustifikuar të çmimeve të produkteve më jetike të qytetarëve shqiptarë. Tani dhe njëherë gëzuar këtë ditë për mbarë qytetarët e Elbasanit dhe mbarë shqiptarët!”
I pyetur lidhur me zhvillimet në PD Berisha tha se po mbron votën e lirë.
“S’po mbroj asgjë tjetër përveç votës së lirë. E vërteta është që ka një përpjekje për të stisur një përballje mes votës së lirë dhe blofit, por atyre që e bëjnë këtë do t’u lëmë blofin në dorë”, deklaroi Berisha.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




